Gjatë një interviste bombastike të Kim Kardashian, ylli i televizionit dhe pasanikja 41 vjeçare, Kim Kardashian ka thënë se ajo nuk e ka njohur mirë Pete Davidson, njohje që ka ndodhur gjatë emisionit të tij “SNL”, e ku ai e kishte puthur atë. Aty lindi edhe dashuria e këtij çifti
Kim me në fund ka folur për atë se si filloi lidhja e saj më e re me humoristin Pete Davidson.
Ylli i televizionit tha se ai i ishte ofruar asaj për t’ia kërkuar numrin e telefonit në Met Gala. Megjithatë, ajo nuk e kishte telefonin me vete dhe ai ishte larguar për të vazhduar më të tjerët.
Kardashian theksoi se nuk ka bërë ndonjë provë me Pete para SNL. Ajo e njohu atë gjatë asaj ditë në SNL ku ata ishin së bashku para një publiku live. Puthja gjatë skeçit të Aladdin në skenë nuk ishte e vërtetë.
Mirëpo, Kim kishte ndjerë “flluskat e dashurisë” pas atij momenti. Pikërisht pas kësaj ajo filloi të ndiej më shumë edhe emisionin e tij.
Pete nuk kishte shkuar në partin pas emisionit, edhe pse ajo tha se të gjithë të tjerët e bënë. Kim nuk tregoi se si ata u lidhën pas kësaj ngjarje.
Por ajo i tha prezantueses së podcast, Amanda Hirsch se si ishte pak a shumë takimi i tyre i parë. Ai ndodhi në tetor në një hotel të Beverly Hillsit dhe ishte “interesant. Kardashian ka thënë se detalet se si filluan ata romancën e tyre do të jenë në emisionin e saj. /GazetaExpress/

















