Mesfushori belg e ka ndërmend ta vazhdojë karrierën në “Etihad Stadium”, ku ndihet mjaft mirë
Kevin De Bruyne nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City.
Për këtë është i bindur mediumi britanik “The Athletic”, përcjell Gazeta Express.
Përfaqësuesi belg madje nuk po e mendon largimin edhe nëse konfirmohet dënimi i Cityt me dy vjet mospjesëmarrje në garat evropiane.
Mesfushori kualitativ ndihet mjaft i lumtur në “Etihad Stadium”.
Ai e bëri një paraqitje mbresëlënëse në “Santiago Bernabeu”, ku kontribuoi me gol në fitoren 2:1 ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Për De Bruyne flitej për një largim të tij të mundshëm këtë verë nga kampioni aktual anglez.
Por, futbollisti nuk po sheh arsye për ta bërë një gjë të tillë. /Gazeta Express/








