Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2029, njoftuan kampionët e Spanjës të mërkurën në një postim në rrjete sociale.
28-vjeçari, përfaqësues i Holandës, iu bashkua Barcelonës nga Ajaxi në vitin 2019 dhe tani është në sezonin e tij të shtatë me gjigantët katalanas, duke fituar dy tituj të La Ligës dhe dy herë Kupën e Mbretit.
De Jong në disa periudha ka pasur vështirësi në formë, por sezonin e kaluar u bë pjesë kyçe e mesfushës nën drejtimin e Hansi Flick, duke luajtur krah Pedrit, ndërsa tashmë shpeshherë mban edhe shiritin e kapitenit.
I ardhur në kohën e ish-presidentit Josep Maria Bartomeu, De Jong është ndër lojtarët më të paguar të klubit, ndërsa sipas mediave spanjolle, ai ka pranuar një ulje page në kontratën e re që do të hyjë në fuqi nga sezoni 2026/27.








