Ish-lojtari legjendar i Romës, Daniele De Rossi, e ka pranuar se është një tifoz që një kohë të gjatë i Manchester Unitedit, mirëpo yjet në mesfushën e Djajve të Kuq e kishin shtyrë atë ta refuzojë një oferta nga gjiganti anglez.
Daniele De Rossi i dha fund karrierës së tij mbresëlënëse në fillim të këtij viti, në moshën 36-vjeçare, pas një periudhe të shkurtë me Boca Juniors në Argjentinë, transmeton Gazeta Express.
Ai paraprakisht i kishte kaluar pothuajse dy dekada duke luajtur për Romës, duke i grumbulluar më shumë sesa 600 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke u bërë kështu legjendë te verdhekuqtë.
Ideja e transferimit në Old Trafford ishte tunduese për mesfushorin italian, edhe pse ai beson se Unitedi kishte mjaftueshëm talent në atë pozitë.
“Që kur kam qenë fëmijë, e kam dashur shumë Manchester Unitedin”, ka thënë De Rossi, në një intervistë të dhënë për Sky Sports.
“Ishte zgjedhja e duhur që nuk shkova në Manchester United sepse atje ishte Keane dhe Scholes, lojtarë të mrekullueshëm”.
“Unë doja me të vërtetë të shkoja në Boca Juniors. Unë nuk dëshiroja kurrë të largohesha nga Roma, por ndihesha si Zot në Boca”. /Gazeta Express/








