Një debat i ashpër ka ndezur tensionin në Big Brother VIP 5 mes banorëve Gimbos dhe Rogertit, duke lënë të gjithë shikuesit pa frymë.
Ngjarja e nxehtë nisi kur Rogerti i kërkoi Gimbos të fliste për një moment të dhimbshëm nga jeta e këngëtarit dhe fituesit të Big Brother VIP 4, Gjestit, i cili pak muaj më parë humbi vëllanë e tij 15-vjeçar në një aksident tragjik.
Gimbo, i prekur dhe i zemëruar, nuk pranoi pyetjet e Rogertit dhe shpërtheu me fjalët:
“Ti prek në familjen e një fëmije 15-vjeçar, o i pa fytyrë, o qen, a je në vete, o psikopat, o maniak! Ti luan me fatkeqësinë e dikujt!”
Debati u tensionua më tej ndërmjet tyre, ku Rogerti përpiqej të sqaronte thjesht se kishte dashur të dinte historinë, ndërsa Gimbo e akuzonte për shfaqje të pa ndjeshme dhe mungesë respekti.
Pjesë nga debati:
Rogerti: “Si ndodhi situata që ndodhi fatkeqësia e Gjestit? Dua ta di se nuk e kam lexuar.”
Gimbo: “Ti mendon se unë për atë histori flas para kamerave? Ti prek në familjen e një fëmije 15-vjeçar, o qen, a je në vete?”
Rogerti: “Desha të dija historinë.”
Gimbo: “Si mund të flasësh për një fëmijë që ka vdekur tragjikisht? E shikon sa i lig je!”
Banorët e tjerë, përfshirë Artanin, përpiqeshin të qetësonin situatën, por tensioni mbeti i lartë deri në fund të debatit.
Momenti ka ndezur diskutime të gjera në rrjetet sociale, ku shikuesit kanë shpërthyer në komentet e tyre për reagimin e ashpër të Gimbos dhe për pyetjet e papërshtatshme të Rogertit.
Ky incident tregon se Big Brother VIP 5 nuk është vetëm lojë strategjike dhe argëtim, por edhe një arenë ku ndjenjat dhe emocione të forta dalin në sipërfaqe, duke treguar se realiteti brenda shtëpisë mund të jetë shpesh më dramatik se sa mendojmë. /GazetaExpress/








