Fillimisht sherri kishte nisur në lavanderi, ku Shqipja dhe Gania kishin pasur një debat. Debati kishte vazhduar edhe në dhomën e gjumit, ku Gania i shkon pas Shqipës.
Kjo gjë e ka shqetësuar Shqipen e cila ka kërkuar që Ganiu mos t’i afrohet.
Pas kësaj Shqipja ka hedhur ujë në drejtim të Ganiut i cili ka thënë se ajo e ka sulmuar fizikisht.
Shqipja ka vazhduar me bërtimat duke bërë thirrje që ai mos t’i afrohet afër asaj.
Gjatë sqarimit Visar Dërmaku i njohur si Gania, ka thënë se secili banorë e ka obligim për të kryer punët e tij, ashtu si edhe Shqipja.
Në anën tjetër, Shqipja ka thënë se konflikti i tyre ka që dy javë, derisa ajo ka kërkuar sqarime gjatë gjithë javës. Ajo ka drejtuar edhe akuza se Ganiu e ka ngacmuar atë seksualisht, por që Visari e ka mohuar atë.
Debati është duke vazhduar. /GazetaExpress/








