Michael Santos i klubit Copenhagen është pezulluar për tri ndeshje nga garat evropiane, pasi që ishte përplasur me një polic gjatë një ndeshjeje të këtij sezoni të Ligës së Evropës. Lajmin e ka konfirmuar UEFA.
Sulmuesi i Copenhagen, Michael Santos, u përplas me një polic, të cilin e rrëzoi, gjatë festimeve të çmendura pasi e shënoi golin e fitores afër fundit të ndeshjes kundër Celticut, në Ligën e Evropës, në shkurt të këtij viti, transmeton Gazeta Express.
Michael Santos, i cili e shënoi golin e parë në Celtic Park, vrapoi për t’iu bashkuar festimeve para tifozëve mysafirë, pasi bashkëlojtari i tij, Pep Biel, ia kishte klubit danez epërsinë kundër Celticut në minutën e 84-t të ndeshjes.
Një grup i madh i policëve ishin të vendosur para tifozëve të Copenhagen për t’i ndarë lojtarët nga ai grup i tifozëve. Mirëpo, Santos u përplas me njërin prej tyre dhe e rrëzoi në tokë, në tentim për t’i bashkuar Pep Bielit në festime.
Did anyone else spot the Copenhagen player pushing the police officer? pic.twitter.com/0vH5uL0OP2
Pas kësaj, UEFA vendosi ta dënojë futbollistin dhe ta pezullojë për tri ndeshjet e ardhshme, mirëpo klubi danez ka reaguar menjëherë, duke bërë të ditur se do ta apelojë vendimin e UEFA-s, pasi që e konsiderojnë atë shumë të ashpër. /Gazeta Express/








