Plot nëntë ndeshje janë zhvilluar në mëngjesin e sotëm në Ligën NBA.
Takimi më interesant ishte ai mes Denver Nuggets e Phoenix Suns ku fituesi u përcaktua në vazhdim 107:117.
Ndonëse në kohën e rregullt, Denveri i fitoi tre nga katër çerekët e lojë, ky ekip nuk arriti triumfin.
Suns patën një super çerek të dytë, i cili ia mundësoi që ta qoj ndeshjen në vazhdim dhe në fund të marrin fitore.
E në vazhdim, Phoenix u treguan më të mirë, realizuan 15 pikë e pësuan vetëm pesë.
I pandalshëm ishte Kevin Durant me 35 pikë, i cili u ndihmua edhe nga Grayson Allen me 28 pikë.
Tek Nuggets më të dalluarit ishin Murray me 28 pikë, Jokic me 25 e Porter me 20 sosh.
Me vetëm një pikë avantazh, Cleveland Cavaliers triumfuan ndaj Boston Celtics, 105:104.
Tre çerekët e parë të ndeshje i takuan Bostonit, por Cleveland ishin të pandalshëm në periudhën vendimtare të cilët e fituan me plus 17 pikë.
Më meritoni në fitoren e Cavaliers ishte Dean Wade me 23 pikë.
E për Bostonin me pikë dy shifrore u dalluan katër basketbollistë, por nuk luajtën rol për triumf në fund.
Në takimet tjera u arritën këto rezultate:
Orlando-Charlotte 101:89, Brooklyn-Philadelphia 112:107, Miami-Detroit 118:110, Atlanta-New York 116:110, New Orleans-Toronto 139:98, si dhe Houston-San Antonio 114:101.








