Janë betuar deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express.
Betimi i deputetëve ka qenë pikë e dytë e rendit të ditës.
Fillimisht ishte bërë verifikimi i mandateve të këtyre deputetëve.
Në sallë gjenden 111 deputetë gjithsej, derisa mungojnë ministrat e kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, që nuk kanë marrë pjesë në seancë, për t'i ruajtur mandatet. /Express/








