Pakkush, pos Jahja Kokajt, mundi të flasë në seancën themeltare të kuvendit të ri, të enjten.
Meqë nuk e patën këtë rast, deputetët e betuar, sidomos ata të rinjtë, iu rrekën rrjeteve sociale për t’i treguar botës se u bënë të mëdhenj.
Shumica zgjodhën ta bëjnë këtë teksa e shfaqnin veten dukë dhënë, mbase, nënshkrimin e jetës mbi deklaratën e betimit.
"Brucoshët" prezantojnë nënshkrimin jetësor - 27.12.2019 - Klan Kosova
Uploaded by KlanKosova on 2019-12-27.
Sigurisht që patriotizmi nuk mungoi në të shprehurit e tyre.
Në mesin e tyre ishin Ilir Ferati, Saranda Musliu, Besian Mustafa, Haki Abazi, Gazmend Gjyshinca, Besa Ismaili, Albena Reshitaj,
Njëqind e njëmbëdhjetë deputetë u betuan të enjten.
Në përbërjen e re 49 deputetë janë pjesë e Kuvendin për herë të parë.








