Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar për takimin me përfaqësuesin special të presidentin amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, raporton Gazeta Express
Hoti ka shkruar në Facebook se në Berlin kanë takuar sot ambasadorin Grenell.
Me të, sipas deputeti të LDK-së, kanë diskutuar për zhvillimet pas zgjedhjeve në vend dhe për sfidat që i presin.
“Miqësia me SHBA është e përhershme, por duhet kultivuar dhe respektuar”, ka shkruar Avdullah Hoti.
I pranishëm në takim ishte nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, dhe anëtari i kryesisë, Skender Hyseni.
Kjo vizitë e delegacionit të LDK-së në Berlin vjen tre ditë para 6 janarit, datë kjo kur Kurti ka vendosur të takohet me presidentin Hashim Thaçi rreth caktimit të mandatarit.
Mbetet të shihet nëse LDK-ja do të lëvizë nga pozicionet pas kësaj vizite në Berlin dhe nëse Kurti do t’i shkojë Thaçit me 61 nënshkrime për koalicionin. /GazetaExpress/








