Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka reaguar ndaj statusit të kandidatit për deputet në zgjedhjet e fundit nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, njëherësh edhe anëtar i Nismës, ku kërcënoj kandidatin për kryeministër, Albin Kurit, dhe ndërkohë tha se ishte bërë një gaibm teknik.
“Gabim teknik?! Kërcënon me vrasje dhe pastaj poshtëron inteligjencën tonë?”, ka shkruar deputeti Uka.
Në fund, Uka tha “Por, jo për shumë gjatë”, duke lënë të kuptohet se Vetëvendosje do të qeverisë me vendin.
Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate bërë një kërcënim për Albin Kurtin. Ai e ka nisur shkrimin duke e krahasuar Kurtin me presidentin amerikan John F. Kennedi, i cili ishte vrarë gjatë mandatit sa ishte president.
“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President”, ka shkruar Hoti.
Menjëherë pas statusit të Hotit, kanë ardhur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje.








