Seancën e sotme konstituive do ta udhëheqë deputeti më i vjetër dhe më i ri në moshë.
Sipas kësaj, seancën do ta udhëheqin dy mandatarë të Lëvizjes Vetëvendosje e që janë: Jahja Koka 71 vjeç dhe Fjolla Ujkani 22 vjeçare.
Ata dy tashmë ndodhen në sallën e Kuvendit ku pas pak do të nisë seanca.









