Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, i ka quajtur mashtrues Vetëvendosjen dhe LDK-në, raporton Gazeta Express
Kadriaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se dy partitë nuk po mund ta ndajnë kulaçin.
Ajo ka thënë tutje se kauzë e VV-së dhe LDK-së është vetëm pushteti dhe assesi shteti.
“Pra, kauzë është vetëm pushteti e asesi shteti. Mashtruesit ndryshe nuk janë”, ka shkruar Kadriaj.
Sot është paralajmëruar takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në tentim për të arritur marrëveshjen e koalicionit.
Presidenti Thaçi i ka dhënë afat 48 orë kreut të VV-së për të propozuar emrin e mandatarit për kryeministër, i cili afat skadon sot. /GazetaExpress/








