Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Mulhaxha – Kollçaku, ka deklaruar se nuk bëhet koalicion me krimin dhe kërcënuesit.
Ajo këtë deklarim e ka bërë në rrjetin social Facebook, ndërsa ka shtuar se nuk bëhet as me shantazhuesit, hajnat dhe vrasësit e së ardhmes së fëmijëve.
Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, dje është kërcënuar nga anëtari i Nismës, Haxhi Hoti përmes një statusi në Facebook.








