Në Itali është duke u raportuar se Federata e Futbollit të Italisë dhe Serie A kanë rënë dakord për orarin e ndeshjeve të shtyra për shkak të Coronavirusit.
Sipas mediave në Itali, derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit, e paraparë të zhvillohet të dielën që lamë pas – mund të luhet me 9 mars.
La Gazzetta dello Sport beson se derbi do të luhet me 9 mars nga ora 19:30, raporton Gazeta Express.
Derisa L'Equipe raporton se ndeshja e kthimit në Champions League mes Juventusit dhe Lyonit, gjithashtu do të luhet pa tifozë, edhe pse deri atëherë gjithçka mund të ndodhë.
Juve humbi takimin e parë 1-0 në Francë, me 17 mars në Itali do të kërkojë të përmbysë gjithçka, por do të jetë e vështirë nëse UEFA vendos që për shkak të Coronavirusit, të luhet pa tifozë.








