Ndeshjet më të mëdha të fundjavës në futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar, edhe këtë fundjavë do t’i sjellë platforma më e pasur televizive në Kosovë, IPKO, në bashkëpunim me Digitalb, përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.
Derbi Prishtina – Ballkani në IPKO Superligë, për të vazhduar më pas me dy super-ndeshje në Evropë, “El Clasico” apo ndeshja më e madhe në botë, Real Madrid – Barcelona, por edhe Juventus – Inter, do të mund t’i përcillni këtë vikend veç në IPKO.
Gjithashtu, edhe aktivitete të tjera sportive mund t’i ndiqni këtë fundjavë.
PRISHTINA – BALLKANI, DERBI I SEZONIT NË KRYEQYTET
IPKO Superliga e sjell këtë fundjavë derbin më të madh të sezonit në futbollin kosovar.
Prishtina dhe Ballkani do ta sfidojnë njëri-tjetrin në kryeqytet, në duelin në mes të dy kandidatëve kryesorë për titull të kampionit.
Aktualisht, therandasit prijnë në tabelë me tri pikë më shumë se prishtinasit.
Bardhekaltrit nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit kampionale dhe do ta kërkojnë fitoren e radhës, për t’i barazuar pikët me ekipin Portokalli.
Nga ana tjetër, skuadra nga Theranda, e cila po shfaq formë të lartë, është optimiste për fitore, për t’u shkëputur edhe më shumë në tabelë.
Interesimi për ta përcjellë këtë ndeshje është i madh, jo vetëm nga prishtinasit dhe therandasit.
Prandaj, kjo jep shpresë që stadiumi “Fadil Vokrri” mund të mbushet për këtë super-derbi, i cili luhet të shtunën.
Ndërkohë, Feronikeli e kërkon këndelljen në shtëpi kundër Trepçës ’89.
Të gjitha ndeshjet e IPKO Superligës i transmeton IPKO përmes kanaleve të Super Sport Kosova.
IPKO Superliga – Java e 20-të
SSK1 E premte 13:00 Drita – Drenica
SSK2 E premte 13:00 Ferizaj – Llapi
SSK1 E shtunë 13:00 Feronikeli – Trepça ‘89
SSK2 E shtunë 13:00 Dukagjini – Gjilani
SSK2 E shtunë 17:00 Prishtina – Ballkani
SSK1 E diel 13:00 Flamurtari – Vushtrria
REAL – BARÇA E JUVE – INTER, SUPER-DERBIT E FUNDJAVËS
La Liga dhe Serie A do t’i sjellin ndeshjet më të mëdha në Evropë këtë fundjavë.
Në kampionatin spanjoll do të zhvillohet “El Clasico” ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, që njëherësh konsiderohet si ndeshja më e madhe në botë.
“Los Blancos” vijnë nga një mini-krizë në ligë prej një barazimi e një humbjeje.
Ekipi i Zinedine Zidanet megjithatë e synon fitoren për të rikthyer kreun e tabelës.
Nga ana tjetër, Barça, përkundër disa mungesave, e kërkon fitoren në “Santiago Bernabeu”, për t’u shkëputur në tabelë.
“El Clasico” do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.
Ndërkohë, një ndeshje të madhe këtë fundjavë e sjell edhe kampionati italian.
Derbi i Italisë i vë përballë dy kandidatët për titull, Juventus dhe Inter.
Sa herë që luajnë këto dy skuadra, spektakli është i garantuar.
Ndërkohë, Milani pret fitore në shtëpi ndaj Genoas, njëjtë si Lazio kundër Bolognas.
Në Angli, derbi në mes të Manchester Cityt dhe Arsenalit është shtyrë për shkak se “Citizens” do të luajnë në finale të Carabao Cup ndaj Aston Villës të dielën.
Dueli kryesor në Premierligë do të jetë ai në mes të Evertonit me Manchester Unitedin.
Ndeshjet kryesore të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A i transmeton platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.
Premierliga – Java e 28-të
SSK1 E premte 21:00 Norwich – Leicester City
E shtunë 13:30 Brighton – Crystal Palace
E shtunë 16:00 Aston Villa – Sheffield United (është shtyrë)
SSK1 E shtunë 16:00 Bournemouth – Chelsea
E shtunë 16:00 Newcastle – Burnley
E shtunë 16:00 West Ham – Southampton
SSK1 E shtunë 18:30 Watford – Liverpool
SSK1 E diel 15:00 Everton – Manchester United
E diel 15:00 Manchester City – Arsenal (është shtyrë)
E diel 15:00 Tottenham – Wolverhampton
La Liga – Java e 26-të
E premte 21:00 Real Sociedad – Valladolid
E shtunë 13:00 Eibar – Levante
E shtunë 16:00 Valencia – Betis
E shtunë 18:30 Leganes – Alaves
E shtunë 21:00 Granada – Celta Vigo
E diel 12:00 Sevilla – Osasuna
E diel 14:00 Athletic Bilbao – Villarreal
E diel 16:00 Espanyol – Atletico Madrid
E diel 18:30 Mallorca – Getafe
SSK1 E diel 21:00 Real Madrid – Barcelona
Serie A – Java e 26-të
E shtunë 15:00 Lazio – Bologna
E shtunë 18:00 Udinese – Fiorentina
SSK1 E shtunë 20:45 Napoli – Torino
SSK2 E diel 12:30 Milan – Genoa
E diel 15:00 Lecce – Atalanta
E diel 15:00 Parma – Spal
E diel 15:00 Sassuolo – Brescia
E diel 18:00 Cagliari – Roma
SSK2 E diel 20:45 Juventus – Inter
E hënë 20:45 Sampdoria – Verona








