Anëtari i Nismës, Luan Maloku, u plagos dje rreth orës 17:00 para shtëpisë së tij në lagjen Veternik në Prishtinë. Ngjarja ndodhi pas një problemi familjar.
Të dyshuar për plagosje sipas burimeve të Gazetës Express janë ish-vjehrri dhe ish-kunati i Malokut, Orhan dhe Uran Agushi, derisa Maloku mori plagë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ai u trajtua në QKUK dhe plumbi ka prekur vetëm lëkurën e tij.
Ndryshe, Policia e Kosovës deri më tani, ka arritur ta arrestojë vetëm njërin nga të dyshuarit. Kujtojmë që të dyshuarit janë familjarët e ish-gruas së Malokut, gjegjësisht babai dhe vëllai.
Mbrëmë në Veternik të Prishtinës është raportuar për të shtëna me armë.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar për Express edhe Policia e Kosovës.
“Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu, është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, ka thënë Flora Ahmeti për Express.








