Në vazhdën e shumë këngëve të paralajmëruara kohëve të fundit nga artistët shqiptar, padyshim se nuk ka munguar as Dhurata Dora.
Këngëtarja vjen me një baladë, e cila ka disa copëza nga jeta e saj personale raporton Gazeta Express.
Ky projekt vjen pas një suksesi të madh që pati këngëtarja në bashkëpunim me Azet me këngën e tyre "Las Loss"
Sic mëson Gazeta Express, ky projekt do të jetë mjaft i vecantë e me ritëm.
Dora ka gati edhe klipin që e ka vizuelizuar në shtetin Gjerman, aty ku edhe po e kalon periudhën e izolimit për shkak të Pandemisë Covid 19.








