Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën në Grand Slamin e Tbilisit.
Xhudistja kosovare dhe kampionia olimpike triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në Golden Score me një waza-ari.
Në raundin e parë, Krasniqi kishte kaluar pa luftë, shkruan Gazeta Express.
Në çerekfinale ajo do ta presë xhudisten holandeze, Naomi Van Krevel.
Kujtojmë se Kosova në këtë Grand Slam është duke garuar vetëm me Distria Krasniqin. /Gazeta Express/








