Distria Krasniqi ka shkuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.
Xhudistja kosovare e mposhti në çerekfinale me Ippon xhudisten nga Qipro, Sofia Asvesta, shkruan "Gazeta Express".
Kampionia olimpike e dominoi kundërshtaren në meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 52 kilogramë dhe fitoi pa problem në rrethin e dytë, derisa atë të parë e kishte kaluar pa luftë.
Krasniqi me këtë rast do ta kërkojë finalen, në mënyrë që ta fitojë medaljen e artë. /Gazeta Express/








