Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 11-të në Superligën e futbollit kosovar.
Dhe, dita e sotme iu takoi ekipeve mysafire, shkruan "Gazeta Express".

Ballkani regjistroi fitore të thellë ndaj Malishevës me rezultat 5:0 duke e mbajtur hapin me lideren - Prishtina.

Ndërkaq, fitores pas një kohe iu rikthye Dukagjini, i cili e mposhti Gjilanin në udhëtim, 2:0. /Gazeta Express








