Ka përfunduar dita e tetë e Lojërave Olimpike me disa prej disiplinave tashmë të përfunduara.
Renditjes së shteteve vazhdon t'i prijë Kina me 16 medalje të arta, 12 të argjendta dhe nëntë të bronzta, shkruan Gazeta Express.
Në vendin e dytë është ShBA-ja që ka gjithsej 61 medalje, 14 të arta, 24 të argjendta dhe 23 të bronzta.
Top-3shen e kompleton shteti organizator, Franca me 41 medalje në total, 12 të arta, 14 të argjendta dhe 15 të bronzta.
Kosova që sot e mbylli garimin gjendet në vendin e 46-të me një të argjendtë dhe një të bronztë.









