Djali i ish-bosit meksikan të drogës, El Chapo, tani i burgosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka organizuar festa për banorët në Sinaloa, Meksikë, duke u ofruar darkë falas dhe plot 36 vetura.
Rrjetet sociale meksikane u mbushën me video, ku automjetet dukeshin të vendosura rresht në një qytezë të Sinaloas.
Veprimet e Ivan Archivaldo Guzmanit ngjajnë me ato të ish-bashkëpunëtorit të El Chapos, Pablo Escobar, i cili shquhej për dhurata bujare, herë pas here.
Guzman është pothuajse "i paprekshëm" tashmë në Meksikë.
Pak muaj më parë, ai u arrestua nga policia, por u lirua sërish, pasi njerëzit e kartelit të drogës iu vërsulën ndërtesave të policisë me armë të rënda, duke i detyruar të tërhiqen.












