Pak ditë para fillimit të Australian Open, Novak Djokovic e ka pësuar një lëndim.
Sot, gjatë një stërvitje me praninë e publikut, Djokovic e pati përballë rivalin, Daniil Medvedev, por serbi u detyrua të largohet nga seanca stërvitore.
Arsyeja është për shkak që ai e pësoi një lëndim në gjurin e majtë, transmeton Gazeta Express.
Ende nuk dihet nëse ai do të jetë i gatshëm për të luajtur në Australian Open, apo do të jetë hera e dytë radhazi që australiani nuk merr pjesë në këtë turne
Vitin e kaluar, Djokovic u dëbua nga Australia, për shkak të mos marrjes së vaksinës kundër koronavirusit. /Gazeta Express/








