Valderrama ka kërkuar nga Jamesi që të mos mendojë dy herë, të largohet sa më parë nga Real Madridi
Pas dy viteve në formë huazimi te Bayern Munich, James Rodriguez u rikthye në “Santiago Bernabeu” me shpresën që të gjejë më shumë hapësira.
Mirëpo, situata s’ka ndryshuar për Jamesin, ai vazhdon të jetë rezervist, madje shumicën e ndeshjeve këtë edicion i ka shikuar nga shtëpia.
Legjenda e Kolumbisë, Carlos Valderrama, ka kërkuar nga James që të mos mendojë dy herë, të largohet pasi mund të luajë për çdo ekip në botë.
Arsenali po e kërkon me ngulm 28-vjeçarin.
“James është mjaft i rritur tani që të marrë vet vendime”, tha Valderrama.
“Nëse do të isha në ven të tij, do të largohesha nga Real Madridi duke vrapuar”.
“Ai është mjaftueshëm i mirë të luajë për çdo ekip. Është lojtar i shkëlqyer, tashmë e ka dëshmuar këtë”.
“Mund të startojë për çdo ekip, ka kualitete për të luajtur çdo kund në botë”. /Gazeta Express/








