Sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA, në testin antidoping, peshëngritësit shqiptar nga Peqini, Daniel Godelli, i është gjetur gjurmë të SARM, një medikament që përdorin në bodybuilding si alternativë të steroideve anabolik.
Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë sportisti nga Peqini në një status të tijin në rrjetet sociale, duke theksuar se nuk e ka përdorur për doping dhe këtë gjë do ta sqarojë sipas tij në testin B të analizës, raporton abcnews.

Substanca e gjetur në trupin e sportistit shqiptarë është SARM, sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA.
Ajo është i ndaluar dhe konsiderohet si doping që nga viti 2008 nga Agjencia Botërore e Antidoping (WADA), ndërkohë që rasti i parë i kapur me këtë lloj substance ishte në vitin 2013, çiklisti rus Nikita Novikov.
Ky është rasti i dytë i pozitivitetit, nëse konfirmohet zyrtarisht për Godellin, pas atij të 2014-s ku u shpall kampion bote bashkë me Romela Begajn, ku të dy rezultuan pozitivë.








