Luka Doncic e mbylli ndeshjen, në të cilën i regjistroi 34 pikë, 20 kërcime, 12 asiste, me një kosh për ta zhbllokuar rezultatin kur kishin mbetur më pak se dy minuta lojë në çerekun shtesë, duke i ndihmuar kështu Dallas Mavericks të marrin fitore me rezultat 110:104 kundër Sacramento Kings.
Me këtë “triple-double” mbresëlënës, 21-vjeçari Doncic u bë basketbollisti më i ri në histori të NBA që arrin të regjistrojë statistika më të mira se 30 pikë, 20 kërcime dhe 10 asiste në një ndeshje të vetme. Ai gjithashtu është vetëm lojtari i katër që arrin ta bëjë një gjë të tillë që nga viti 1976, transmeton Gazeta Express.
Luka Doncic Makes History vs. Sacramento Kings
Luka Doncic made more history and added to his career milestones by becoming the youngest player to record a 30-20-10 game against the Sacramento Kings at 21...
Tim Hardaway Jr i shënoi gjashtë nga 22 pikët e tij në çerekun shtesë, duke u ndihmuar Mavericks të fitojnë për herë të parë që nga rinisja e sezonit të NBA. Ndërsa, DeAaron Fox i shënoi 28 pikë për Kings, që megjithatë tani po i humb shpresat për kualifikim në fazën play-offs pasi i ka humbur të tria ndeshjet e zhvilluara që nga rinisja e sezonit.
Brooklyn Nets 119 - Milwaukee Bucks 116
Tomothy Luwawu-Cabarrot theu rekord personal në karrierë me 26 pikët e tij të shënuara dhe dy trepikëshat vendimtare që ia dhanë Brooklyn Nets fitoren kundër Bucks.
MVP-ja Giannis Antetokounmpo i shënoi 16 pikë në pjesën e parë, ndërsa pushoi për tërë pjesën e dytë, njëjtë si Khris Middleton, shkaku i vendimit që e kishte marrë trajneri Mike Budenholzer qysh para ndeshjes.
Kjo ishte disfata e gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara nga Bucks, që megjithatë e ka siguruar pozitën e parë në Konferencën e Lindjes në NBA.
Phoenix Suns 117 - Los Angeles Clippers 115
“Buzzer-beater” i Devin Bookerit ia dha fitoren me rezultat të ngushtë skuadrës së Suns në ndeshjen kundër Los Angeles Clippers. Booker e mbylli ndeshjen me 35 pikë, duke ndihmuar kështu Suns ta fitojë ndeshjen e tretë që nga rinisja e sezonit.
Devin Booker Hits Wild Game-Winner Over Paul George & Kawhi Leonard
Devin Booker went off for 35 points and hit the game-winner to ice the Los Angeles Clippers in a wire-to-wire game. The Phoenix Suns are now a perfect 3-0 in...
Clippers u treguan tejet të pasaktë në gjuajtjet nga larg, duke i shënuar vetëm tetë nga gjithsej 29. Kawhi Leonard ishte koshashënuesi më i mirë i skuadrës, duke e mbyllur ndeshjen me 27 pikë dhe përveç tij dhe JaMychal Green, askush në skuadër s’arriti të shënojë më shumë se një trepikësh, transmeton Gazeta Express.
Portland Trail Blazers 110 - Houston Rockets 102
Damian Lillard i regjistroi 21 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asiste për t’ia dhënë Portland një fitore kundër Houston, duke iu afruar kështu Memphis Grizzlies në garën për një vend në play-offs nga Konferenca e Perëndimit.
Melo Wills Blazers To A Win | Final Minutes Of Trail Blazers vs. Rockets
Carmelo Anthony came in clutch for the Blazers during the final moments of their Tuesday night bout with the Rockets. Getting two pivotal stops down the stre...
James Harden e mbylli ndeshjen me 23 pikë dhe nëntë asiste për Rockets, që tani janë baras me Utah Jazz për pozitën e katërt në Konferencën e Perëndimit. Russell Westbrook nuk arriti ta vazhdojë ecurinë prej 36 ndeshjeve radhazi me mbi 20 pikë të shënuara, pasi e mbylli ndeshjen me 15 pikë.
Indiana Pacers 120 - Orlando Magic 109
T.J. Warren ishte i saktë në tetë goditjet e tij të para të ndeshjes, duke e nisur kështu mirë përballjen kundër Orlandos, në të cilën mori fitore dhe i shënoi 32 pikë.
T.J. Warren Doesn't Miss A Shot In First Half vs. Magic
After dropping 53 points against the Philadelphia 76ers, T.J. Warren continued his hot streak and went a perfect 8/8 in the first half against the Orlando Ma...
Warren e vazhdoi kështu formën e tij mbresëlënëse që nga rinisja e sezonit. Ai i ka shënuar 119 pikë në tri ndeshjet e zhvilluara dhe Indiana ka rekord të përsosur në këto tri ndeshje.
Miami Heat 112 - Boston Celtics 106
Bam Adebayo e mbylli ndeshjen me double-double pasi i regjistroi 21 pikë dhe 12 kërcime për ta ndihmuar Miamin të marrë fitore kundër Celtics, që ishte pa yllin e skuadrës, Jimmy Butler, që ka pasur probleme me kyçin e këmbës së djathtë.
Për Celtics, koshashënuesi më i mirë Jayson Tatum me 23 pikët e tij, ndërsa kontribuoi edhe shtatë kërcime. /Gazeta Express/








