Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike.
Boksierja kosovare triumfoi në meçin e parë në kategorinë deri në 60 kilogramë ndaj tajlandezes, Thananya Somnuek.
Ajo tani e ka mësuar edhe kundërshtaren dhe orarin e duelit të ardhshëm, shkruan Gazeta Express.
Luftën e radhës, Donjeta Sadiku, e zhvillon të hënën prej orës 20:00.
Përballë boksieres tonë në 1/8 e finales është kolumbiania, Paola Angie Valdes Pana.
Sadikut i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen.








