Manchester United ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në Premier League falë një supergoli të Patrick Dorgut në minutën e 24-të, duke mposhtur Newcastle me rezultat minimal 1:0 në “Old Trafford”.
Ky ishte goli i parë i Dorgut me fanellën e “Djajve të Kuq”, i cili rezultoi vendimtar në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të kampionatit anglez.
Skuadra e Erik ten Hag u paraqit pa kapitenin e lënduar Bruno Fernandes, por arriti të kontrollojë ndeshjen dhe ta mbajë epërsinë deri në fund.
Me këtë fitore, Manchester United ka grumbulluar 29 pikë dhe ngjitet në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Chelsea (vend i katërt) dhe Liverpool (i gjashti) kanë po ashtu 29 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Newcastle mbetet në vendin e 11-të me 23 pikë, duke humbur terren në garën për zonën evropiane. /GazetaExpress








