Modelja e njohur shqiptare, Dorina Gegiçi është parë duke sfiluar në të brendshme për sfilatën e parë të brendit të Aurela Hoxhës
Dorina Gegiçi ka postuar disa fotografi nga sfilata e saj e parë gjatë Javës së Modës në Paris.
Këtë ajo e ka bërë për shoqen e saj Aurela Hoxha.
Kujtojmë se Dorina deri tani ka modeluar edhe për disa shtëpi mode, si për Philipp Leine por edhe për Pritty Little Thing.
Kjo është hera e parë që ajo sfilon në Paris edhe pse jo për ndonjë brend të madh mode.
Sfilata e saj më e suksesshme ishte në Milano për kompaninë e njohur Philippe Leine. /GazetaExpress/

















