folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
Gazeta Express
  • Lajme
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Te tjera
    • Lajme

      ShqipëriMaqedoniFoleja.comImpresum
    • Sport

      BasketbollFutbollSporte tjeraBokseSPORTSEuro 2024
    • OP/ED

      Shkurt e Shqip
    • Rozë

      MuzikeTV/FilmYjet
    ☰

Edicioni

KosovëShqipëriMaqedoni
T7Foleja
T7
Gazeta Express
T7
Foleja
  • Lajme
  • Aktuale
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Shneta
  • Facebook
  • Instagram
  • X
  • YouTube
  • TikTok

Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

All rights are reserved, Gazeta Express 2025

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Instant

Doris Pack për Express: VV-ja e LDK-ja të tregojnë se janë të afta të krijojnë një qeveri

Arbër Jashari

10 Janar 2020 10:34

Shpërndaje
5min
FacebookTwitterWhatsAppEmail
Doris Pack për Express: VV-ja e LDK-ja të tregojnë se janë të afta të krijojnë një qeveri
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Diplomatja dhe politikania gjermane, Doris Pack, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për zhvillimet politike në vend me theks të veçantë për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Kryetarja e grupit të grave të EPP-së është shprehur se Vetëvendosja dhe LDK-ja duhet të bëjnë kompromise dhe të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit sa më parë. Doris Pack ka thënë, po ashtu, se Albin Kurtit duhet t’i jepet kohë që ta dëshmojë veten si kryeministër.

Sa u përket zvarritjeve për liberalizimin e vizave ajo thotë se është e padrejtë që kosovarët të mbahen të izoluar, megjithatë beson që viti 2020 do të jetë vit i heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian ka folur edhe për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Doris Pack as Kosova e as Serbia nuk do të mundë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian pa i zgjidhur problemet mes tyre. Ajo ka komentuar edhe iniciativën e Mini-Shengenit ballkanik duke thënë se kjo iniciativë nuk do të mundë të ndodhë pa Kosovën.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Gazeta Express: A mendoni se Vetëvendosja dhe LDK-ja duhet ta nënshkruajnë koalicionin dhe të formojnë qeverinë e re sa më parë që është e mundur?

Doris Pack: Një qeveri e qëndrueshme, e cila do t'i adresojë nevojat e qytetarëve dhe që do t'i vazhdojë reformat e kërkuara për zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit, duhet të formohet sa më shpejt që është e mundur. Demokracia në Kosovë është e brishtë dhe nuk mund t'i bëjë ballë mungesës së një qeverie funksionale. Dy partitë që i kanë fituar zgjedhjet duhet të jenë të afta ta nënshkruajnë marrëveshjen që do t'ia ofronte Kosovës një qeveri stabile, të bazuar në respekt dhe besim të ndërsjellë. Prandaj, të dy partnerët duhet të bëjnë kompromise, kështu funksionojnë vendet demokratike. Shikojeni Austrinë! Pas zgjedhjeve, unë u takova me anëtarë të dy partive dhe pata përshtypjen se për këtë ekziston një mirëkuptim.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Gazeta Express: Duke pasur parasysh orientimin politik të djathtë dhe të majtë të Vetëvendosjes dhe LDK-së, a mendoni se dy partitë do të qeverisin mirë me Kosovën dhe si e shihni Albin Kurtin në postin e kryeministrit të ardhshëm?

Doris Pack: E njoh Kurtin prej kohës kur ishte student dhe kur më kishte vizituar në zyrën time në Bruksel. E mbaj mend kur ai ishte në burg dhe prandaj e kuptoj paksa personalitetin e tij.

Z. Kurti nuk është dëshmuar në pozita publike deri më tash. Përderisa ishte në opozitë, ai i ka kundërshtuar fuqishëm të gjitha qeveritë dhe madje kishte plane konkrete për ta qeverisur vendin ndryshe. Unë besoj se ne të gjithë duhet t'i japim atij ca kohë për ta dëshmuar veten dhe t'u japim kohë dy partive që të dëshmojnë se koalicioni do të funksionojë. Ashtu si kudo, kur partitë me orientime të ndryshme politike formojnë koalicion, ka sfida për gjetjen e rrugës së përbashkët, por gjithmonë ekzistojnë mundësi që të kultivohet kultura e dialogut, kompromisit dhe mirëbesimit.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Gazeta Express: A mendoni se rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë në njohjen reciproke të pavarsisë së dy shteteve në kufijtë aktualë?

Doris Pack: As Serbia, as Kosova nuk do të bëhen pjesë e BE-së pa i zgjidhur problemet e tyre dypalëshe.

E kaluara nuk duhet ta pengojë kaq shumë procesin. Mirëqenia e sotme e qytetarëve dhe fati i gjeneratave të ardhshme duhet të jenë forcë shtytëse për të dyja palët. Ndarja nuk është në interesin e askujt, ajo do të krijonte edhe më shumë probleme. Unë jam në favor të një marrëveshjeje në bazë të kufijve të tanishëm mes të dyja vendeve, e cila do t'i adresonte të gjitha çështjet e mbetura dhe e cila do të mundë të zbatohej në praktikë. Kjo gjithashtu nënkupton që Plani i Marti Ahtisarit, në të cilin është bazuar pavarësia, duhet të përmbushet. Qytetarët e Kosovës ende po përballen me izolim dhe nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Gazeta Express: A mendoni se në vitin 2020 institucionet vendimmarrëse të Bashkimit Evropian do ta heqin regjimin e vizave për Kosovën?

Doris Pack: Siç kam theksuar shumë shpesh, ndihem e turpëruar që Kosova ende është shteti i vetëm në Evropën Juglindore me këtë regjim. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian. Kjo është konfirmuar disa herë nga vetë Komisioni. Parlamenti Evropian, gjithashtu, u ka bërë thirrje disa herë shteteve anëtare që ta japin dritën e gjelbër. Prandaj, është e rëndësishme që të lëvizet sa më shpejt në këtë aspekt për t'ua ofruar kosovarëve udhëtimin pa viza. Të shpresojmë që ky do të jetë viti kur kjo gjë të ndodhë. Llogaris që presidenca kroate e BE-së do ta shtyjë përpara këtë qëllim.

Gazeta Express: A mendoni se iniciativa e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për minishengenin ballkanik do të jetë e suksesshme pa përfshirjen e Kosovës?

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Doris Pack: Nismat rajonale janë të suksesshme në mënyrë të plotë, kur përfshihen të gjitha shtetet. Fjala Mini-Schengen është fjalë e bukur, por boshe. Ajo u shërben disa liderëve që të duken sikur po ndryshojnë diçka për të mirë. Fakti është: Pa Kosovën, kjo nuk mund të ndodhë. Nëse kryeministri Rama vërtet do të pajtohej me këtë do të bënte tradhti ndaj Kosovës. /GazetaExpress/

20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:31
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"
20:18
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot
20:01
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar
19:43
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar
14:30
Përplasja e Ramush Haradinajt me Albin Kurtin, Mirena shkruan për aludimin e kreut të AAK: Gjetje e saktë
19:37
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!
19:04
Del jashtë funksionit një transformator, zona e Ferizajt mbetet pa rrymë, KOSTT thotë se punojnë për ta kthyer
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
18:51
Vjosa Osmani me Sokol Halitin e LDK'së në Smirë të Vitisë për inaugurimin e shtatores së heroit Mirali Sejdiu
Sponsored
CYBEE

Protect your business
from modern threats

Endpoint security, cloud protection, and compliance reporting in one simple platform.

Book a Demo
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

të ngjashme

Horoskopi për ditën e sotme, 27 qershor 2022

Rozë
1438d më parë

"Një vit ma ka shtyrë, më ka munduar", Ledri rrëfen historinë me Sarën

Rozë
1439d më parë

Horoskopi për ditën e sotme, 26 qershor 2022

Rozë
1439d më parë
FacebookTwitterWhatsAppEmail
folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Të Tjera

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

60d më parë
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Lajme
60d më parë
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Sport
60d më parë
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Lajme
60d më parë
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Lajme
60d më parë
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Lajme
60d më parë
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

Lajme
60d më parë
Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Lajme
60d më parë
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet