Nga Gjermania e quajnë si punë të kryer vazhdimin e Achraf Hakimi te Borussia Dortmund.
BILD raporton se që nga viti 2018, kur Achraf u huazua te Dortmundi, nuk ka pasur kontakte mes klubit dhe lojtarit.
“Në verën e vitit 2018, para huazimit në BVB, ai nënshkroi kontratë me Realin deri më 2022. Që atëherë, klubi dhe lojtari nuk kanë folur. Kjo vë në dyshim vazhdimësinë e tij me Realin”, shkruan Bild.
Huazimi i Achrafit skadon më 1 korrik dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje, ai s’mund të jetë në gjendje të luajë në Bundesliga, ani pse parashikohet që sezoni që është ndërprerë të luhet deri në fund të muajit korrik.
“Shumë raportojnë se Achraf e ka rinovuar kontratën me Realin deri më 2023, por sipas informacioneve të BILD, kjo nuk është e vërtetë”, vijon e përditshmja gjermane.
Madje BILD shkon aq larg saqë shkruan se Zinedine Zidane nuk është adhurues i Achraf, preferon Dani Carvajalin.
Shumë klube do të vuajnë për shkak të krizës nga koronavirusi dhe realisht nuk dihet se si do të shkojë as tregu veror, andaj raportimet janë nga më të ndryshmet për Achrafin.
Për ta kthyer atë, Reali duhet ta shesë Odriozolën fillimisht dhe t’i premtojë një vend në ekip, që do të jetë e vështirë me super Dani Carvajalin. /Gazeta Express/








