Këngëtarja Dua Lipa është njëra ndër këngëtaret më të spikatura, kjo për shkak punës së saj, stilit të veçantë që këngëtarja ka dhe shumë gjërave që e karakterizojnë këngëtaren, shkruan Express Rozë.
Dua është duke punuar fort për projektet e saja të reja, këtë e ka dëshmuar edhe vetë këngëtarja kështu duke publikuar projektin e saj më të ri së fundmi në bashkëpunim me këngëtaren nga Belgjika, Angele.
Kënga është duke rezultuar mjaftë e suksesshme duke arritur me miliona klikime në Youtube.
Pas qëndrimit të saj në Kaliforni bashkë me të dashurin, Anwar Hadid, në muajin tetor Dua Lipa u rikthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar, kjo gjë ka bërë që Dua ditën e djeshme të tregohet mjaftë nostalgjike.
Ajo ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram ku duket bashkë me të dashurin.
Ajo përkrahë fotos kishte shkruar: “miss the squishhhhh”. /Express/








