Nëse Sacho dëshiron të largohet, Dortmundi nuk do të kundërshtojë, për aq sa klubet merren vesh për shifrën e transferimit.
Lajmi është bërë i ditur nga shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Ëatzke.
Ai ka thënë se do të respektojnë çdo vendim të lojtarit, edhe pse s’do të dëshironin që ai të largohet nga Bundesliga.
“Sancho mund të largohet? Gjithmonë do të respektojmë vendimin e futbollistit”, u shpreh ai për BILD.
“E kemi thënë para krizës së koronavirus se ideja është që Sancho të qëndrojë me ne”.
Ai ka paralajmëruar gjitha ekipet që e duan, përfshirë Chelsean, Manchester Unitedin, Barcelonën dhe Real Madridin se nuk do ta marrin lirë lojtarin.
“Unë mund të them qartë se edhe klubet shumë të pasura, pavarësisht kësaj krize, nuk duhet të mendojnë se kjo situatë do të jetë në favor të tyre. Nuk kemi nevojë të shesim asnjë lojtar nën vlerën e tyre”.
Sancho deri më tani ka shënuar 30 gola dhe ka dhuruar 38 asistime në 78 paraqitje për Dortmundin. /Gazeta Express/








