Një lagje e Fushë Kosovës, ka pesë ditë që është përmbytur nga ujërat e zeza.
Punëtorët e ujësjellësit reaguan sot, por problemi nuk u sanua tërësisht.
Kompania i fajëson banorët se po i mbushin pusetet me mbeturina.
Gjithashtu Komuna ka treguar se në këto lagje të Fushë-Kosovës ka shumë shtëpi që janë ndërtuar pa përmbushur kriteret e nevojshme për kanalizime.
Të paktën dy familje ankohen se tash e pesë ditë janë duke u ballafaquar me problemin e ujërave të zeza me të cilat janë mbushur oborret dhe shtëpitë e tyre.
Lagja 29 e Fushë Kosovës në hall me ujërat e zeza - 04.01.2020 - Klan Kosova
Uploaded by KlanKosova on 2020-01-04.








