Një ndeshje interesante po zhvillohet në Gjermani, atje ku po përballen Bayer Leverkusen dhe Paris Saint-Germain.
Rezultati është 1:1, teksa u akorduan dy penallti dhe u dhanë dy kartonë direkt të kuq.
Pacho kaloi PSG-në në epërsi në minutën e shtatë, teksa në të 25-tën Grimaldo i vendasve e humbi penalltinë.
Në minutën e 32-të Andrich u ndëshkua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.
Në të 37-tën, Zabarnyi i PSG-së e mori kartonin e kuq për një ndërhyrje të palejuar brenda zonës, duke shkaktuar edhe penallti.
Nga 11-metërshi këtë herë i saktë u tregua Garcia në minutën e 38-të.








