Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania pritet që të fillojë këtë të shtunë
E sipas mediave të Shqipërisë, dy ish konkurrentë të emisionit “Për’puthen” pritet që të jenë pjesë e këtij emisioni.
Bëhet fjalë për Efin dhe Mikelen, të cilët pritet që të jenë pjesë e këtij reality show.
Përpos Për’puthën Efi ishte pjesë edhe i programit veror të Top Channel, “Kepi i tundimeve.
Nga emrat e tjerë që pritet të marrin pjesë në këtë reality show pritet të jenë edhe: DJ Adam Reeves, Kiara Tito, Keisi Meidini, Amos Zaharia, Altin Shira, aktorja Eva Alikaj.
Ka fjalë që pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri do të jetë edhe aktorja Olta Gixhari, derisa të shtunën pritet të njoftohemi me të gjithë ata që do të jenë pjesë e kësaj shtëpie. /GazetaExpress/








