Beogradi ka dy kushte për ta ndalur lobimin kundër Kosovës: heqja e taksës 100% dhe të mos kërkohet nga shtetet tjera që Kosova të njihet si shtet.
Mediat serbe kanë shkruar për qëndrimet e Beogradit para bisedimeve me Kosovën, ku sot do të diskutojnë për marrëveshjen hekurudhore. Dy kushtet e Beogradit për Kosovën janë heqja e taksës dhe që Kosova të mos ndërmarrë veprime që të rritet numri i shteteve të cilat e njohin pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, mediat serbe shkruajnë se kërkesë e Beogradit është që Kosova të mos kërkojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe në këtë të mos ndihmohet nga Perëndimi.
Sipas burimeve të “Novostit”, këto pozicione i janë paraqitur edhe emisarit të SHBA-së, Richard Grenell, kur ky i fundit kishte bërë thirrje që Serbia ta ndërpresë fushatën për tërheqje të njohjeve të Kosovës.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas bisedës me Grenellin ka thënë se nuk e pranon ndaljen e lobimit kundër çnjohjeve të Kosovës me heqjen e taksës.








