Mërgimtarët kosovarë po përballen me pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare. Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, atyre po iu duhet të presin 2 orë, raporton Express.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot në orën 08:00, në pikën e kalimit kufitar në Merdare po pritet deri në dy orë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë rreth 700 metra.
Për dallim prej Merdares, në pikat e tjera kufitare hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme./Express









