Dy persona janë ndaluar nga Policia në Sharpelj të Leposaviqit nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.
Rasti i regjistruar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”, shkon në procedurë të rregullt.








