Raporti i Policisë së Kosovës njofton se brenda 24 orëve në dy raste janë sekuestruar substanca narkotike të llojit kokainë në qytetin e Gjilanit.
Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë 0.4 gram. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu dje në Gjilan ku gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 1.7 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.








