Fitorja 2-1 ndaj Alavésit i dha frymëmarrje Xabi Alonsos, por nuk mjaftoi për të larguar dyshimet brenda Real Madridit.
Pavarësisht tre pikëve, paraqitja e skuadrës nuk e bindi klubin dhe pozita e trajnerit vazhdon të jetë e pasigurt.
Sipas Josep Pedrerol në El Chiringuito, Real Madridi e ka gati zëvendësuesin dhe ai ndodhet brenda klubit, transmeton Gazeta Express.
Bëhet fjalë për Álvaro Arbeloan, aktualisht trajner i Castilla-s dhe i mbështetur nga presidenti Florentino Pérez. Në rast shkarkimi, ai shihet si opsioni i parë për stolin.
Në klub ka shqetësim për lojën, gjendjen fizike të lojtarëve dhe mungesën e përmirësimit, ndërsa raportohet se një humbje ndaj Alavésit do të kishte sjellë ndryshim trajneri menjëherë.
Vendimi përfundimtar pritet në javët e ardhshme, me Superkupën që shihet si afati i fundit për të ardhmen e Xabi Alonsos.








