Pasditen e sotme në rrugën magjistrale Pejë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Ozdrim, ka ndodhur një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, një vajzë 7-vjeçare ka vdekur si dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta Express
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
“Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:47 në magjistralen Mitrovicë – Pejë, në fshatin Ozdrim. Të përfshira kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Rreth orës 15:10, një fëmijë i lindur në vitin 2012 ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit të Pejës”, ka treguar Ibra.
Ibra ka shtuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të shenjave të komunikacionit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës./GazetaExpress/







