Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e habitshme se si Izraeli nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, raporton Gazeta Express.
Ai ka kërkuar që njohja të ndodhë sa më shpejt, duke thënë se kjo vonesë është e habitshme.
“Izraeli mendoj që duhet ta njohë Kosovën, menjëherë ose sa më shpejt. Mendoj që duhet me ndodhë njohja, është e habitshme kjo vonesë”, deklaroi sot para medieve kryeministri Ramush Haradinaj.
Këto komente, ai i bëri pasi që me një pjesë të kabinetit ka bërë homazhe te Obelisku i Hebrenjve me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit. /GazetaExpress/








