Gazmend Gjyshinca do të jetë njëri nga deputetët më të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje në Legjislaturën e VII. I ftuar në emisionin #gjesi, Gjyshinca ka treguar një anë tjetër të tij. Atë se si është jashtë politikës.
Por, Gjyshnicën gjatë gjithë fushatës elektorale e kanë krahasuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai vetë në emisionin #gjesi, ka treguar se si i ka pritur këto krahasime.
“Është konsiderua si kopje. Unë nuk jam as i verbër e as i shurdhër përballë opinionit publik. Unë mendoj që këtu ka diçka të vërtetë në atë se çfarë thotë populli sepse njeriu është qenie e cila ndikohet. Është një e vërtetë por jo me vetëdije, jo me qëllim sepse Albin Kurti ka qenë njëri nga zërat me të fuqishëm opozitar", ka deklaruar Gjyshinca.
"Zëri i tij ka qenë më i pranueshmi për qytetarët, dhe padyshim që për neve të cilët kemi qenë opozitar, edhe duke mos u kyçur hiç në politikë. Ne jemi njerëz dhe ndikohemi. Do të kemi kohë që ta tregojmë veten e ta njohim më së shumti veten. Albin Kurti është një njeri i rëndësishëm e i pamohueshëm në kuptim të kontributit”, ka thënë Gjyshinca, i cili në zgjedhjet e fundit ka marrë 12 mijë e 050 vota.
Tutje ai ka folur edhe për programin e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës të cilin e ka shpalosur në intervistën më poshtë. /Express/








