Një vajzë nga Prishtina ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një person, për katër vjet radhazi
Rasti është raportuar të hënën në Prishtinë, ndërkaq vajza në praninë e prindit ka deklaruar se një person i dyshuar e ngacmon seksualisht qe katër vjet radhazi.
Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij rasti hetohet në procedurë të rregullt. /GazetaExpress/








