Nora Gjakova e ka vazhduar suksesin e ekipit kosovar në Kampionatin Evropian të Hapur që po mbahet në Prishtinë.
Kampionia olimpike e fitoi medaljen e bronztë, duke e mposhtur xhudisten franceze, Priscilla Gneto, shkruan Gazeta Express.
Gjakova ishte fantastike duke shënuar tri fitore radhazi, për t’u ndalur në gjysmëfinale ndaj gjeorgjianes Eteri Liparteliani.








