Inspektorati Policor i Kosovës për një vit ka arrestuar 35 policë. Këto shifra janë prezantuar gjatë një konference përmbyllëse të këtij institucioni ku ka marrë pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa
Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit, Miradie Kelmendi, tha se puna e tyre është punë që nuk duket shumë në publik, por rritja e angazhimit dhe profesionalizmit ka bërë që këtë vit, arritjet dhe të jenë më të dukshme dhe të vlerësuara nga qytetarët dhe partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë”.
IPK-ja gjatë këtij viti ka pranuar dhe administruar mbi 1.400 ankesa të qytetarëve; ka trajtuar 279 raste penale në IPK; ka ngritur 64 kallëzime penale dhe 21 raporte të veçanta; ka arrestuar 35 punonjës policorë, ka suspenduar 64 punonjës policorë; janë transferuar 8 punonjës policorë; janë inspektuar 7 fusha të menaxhimit policor, nga të cilat kanë rezultuar rreth 70 rekomandime.








