Kombëtarja e Kosovës po fiton ndaj Sllovenisë si mysafire, me shifrat prej 1-0.
Golin për “Dardanët” e shënoi Fisnik Asllani në minutën e shtatë.
Megjithatë, edhe Zvicra në anën tjetër po fiton, me të njëjtin rezultat.
Është Breel Embolo që ka shënuar për 1-0, në minutën e 12-të ndaj Suedisë.
Me këto rezultate, Kosova mbetet në pozitën e dytë në Grupin B, teksa Zvicra e para. Kosova ka dhjetë pikë momentalisht, Zvicra i ka 13-të.
Nëse mbyllen kështu ndeshjet, Kosovës i duhet të fitojë me mbi katër gola epërsi, për të siguruar vendin e parë në tabelën e grupit.
Nëse Zvicra lëshon pikë e Kosova fiton, në Prishtinë do të kemi një "mini-finale" për kualifikim në Botëror direkt./GazetaExpress/








